AKP-ja me aksion në veri, largohet inventari i Postës së Serbisë
Aktuale
November 22, 2024 - 12:50
Agjencia Kosovare e Privatizimit është duke realizuar një aksion në rrugën “Kralja Petra” në veri të Mitrovicës.
Nga Dega e mbyllur e Postës së Serbisë, e cila gjendet në objektin e diamantit të kuq në pjesën veriore të Mitrovicës, “Kossev” raporton se zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë nxjerrë paraditen e sotme inventarin e mbetur.
Ky aksion i AKP-së është përcjellë nga zyrtarët policorë të Kosovës.
Para objektit vazhdon të jetë një kamion i parkuar, në të cilin po ngarkohen inventarët e sekuestruar. /kossev