Komuna e Prishtinës me seancë të jashtëzakonshme, pas protestave të punëtorëve nga “Pastrimi”
Aktuale
November 22, 2024 - 12:02
Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke diskutuar në një mbledhje urgjente për situatën pas protestës së punëtorëve të kompanisë “Pastrimi”.
Në këtë seancë janë thirrur të marrin pjesë edhe 20 përfaqësues të punëtorëve “Pastrimi”, raporton Zeri.info.
Kujtojmë se punëtorët protestuan sot para Komunës së Prishtinës për të kundërshtuar tenderin e hapur nga Komuna për të angazhuar kompani private të pastrimit. /Zëri