Ish-koloneli Sylejmani: Banjska qe e përgatitur, aksionet s’kanë përfunduar

Ish-koloneli Sylejmani: Banjska qe e përgatitur, aksionet s’kanë përfunduar

Aktuale November 22, 2024 - 08:25

Ish-koloneli Rrahman Sylejmani, pas gjetjes së armëve para dy ditësh në veri të vendit, të cilat lidhen me sulmin në Banjskë, ka theksuar se institucionet e sigurisë dhe inteligjencës duhet të inspektojnë situatën më intensivisht.

“Një prezencë e madhe e armatimit që nga viti 2017 e me eskalimin e rastit të Banjskës, gjithçka ka qenë e përgatitur. Aksionet ende s’kanë përfunduar, ka armë ende të shumta, edhe pse është rritur prezenca e KFOR-it dhe e policisë, situata është e brishtë”, ka thënë ai në RTK.

Sylejmani ka folur edhe për gjendjen e sigurisë përgjithësisht në vend, duke theksuar se një nga fenomenet negative është armatimi ilegal.

“Të rinjtë janë më së shumti të përfshirë në armatimet ilegale, mos të flasim kur ka raste edhe ndër 18 vjet. Përkundër sekuestrimeve dhe aksioneve të ndryshme nga ana e Policisë, po del se armatimi është shumë prezentë”, ka thënë ai.