Nazarko: Pozita ndërkombëtare e Kosovës, më e dobëta ndonjëherë – S’ka përparim në dialog
Opinionisti, Mentor Nazarko, është shprehur se pozita ndërkombëtare e Kosovës është më e dobëta ndonjëherë.
Ai u shpreh se nëse zbërthehet pozita e dobët ndërkombëtare, sipas tij, Kosova ka marrëdhënie problematike me BE-në dhe SHBA-në dhe u shpreh se nuk ka përparim as në dialog.
“Pozita ndërkombëtare e Kosovës është më e dobëta sesa kurrë ndonjëherë, po flas në këto 15 vitet e fundit, kur Kosova është përfshirë në dialog me Serbinë dhe në qoftë se do ta zbërthenim pozitën e dobët ndërkombëtare të Kosovës, Kosova ka marrëdhënie problematike me Bashkimin Evropian, ka marrëdhënie problematike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më në fund Kosova, së bashku me Serbinë, por këtu po i referohemi Kosovës, nuk ka përparim në atë që është shina kryesore e politikës së saj të jashtme, që është dialogu. Dialogu është i lidhur me njohjet, me avancimin ndërkombëtar të Kosovës”, u shpreh ai në Klan Kosova.