Lajçak: Franca është mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë – Serbi
Foto: Laura Hasani

Lajçak: Franca është mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë – Serbi

Aktuale November 21, 2024 - 22:28

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë vizitës në Paris ka takuar ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad.

Lajçak tha se me të patën diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Diplomati sllovak theksoi se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut.

“Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin e deleguar për Evropë, Benjamin Haddad. Ne patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë ndaj procesit”, shkruan ai.