Kurti: USAID-i na ka mbështetur në reformat e qeverisë
Foto: ZKM

Kurti: USAID-i na ka mbështetur në reformat e qeverisë

Aktuale November 21, 2024 - 20:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mirëpriti Ndihmës Administratoren në Byronë për Evropë dhe Euroazi të USAID, ambasadoren Elizabeth McKee dhe Drejtorin e Misionit, James Hope, të shoqëruar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Image

Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën e USAID, që sivjet shënon 25-vjetorin e themelimit, përgjatë gjithë këtyre viteve e veçanërisht në reformat e qeverisë në energji, përkatësisht në tranzicionin energjetik, prokurim publik, luftimin e korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Ai shprehu falënderim të veçantë për rolin dhe bashkëpunimin në arritjen e vlerësimit të parë kreditor sovran të Kosovës, nga Fitch Ratings, që bashkë me Agjencinë e Investimeve dhe Eksportit që është themeluar rishtazi, po ashtu me mbështetjen e USAID, do të ndihmojnë në tërheqjen e investimeve në Kosovë.

Image

Në këtë takim, kryeministri Kurti dhe ambasadorja McKee diskutuan për zhvillimet në vend, zbatimin e projekteve të përbashkëta dhe për mundësitë për bashkëpunime të reja, me theks në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. /Zëri

Image

Image