Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Aktuale November 21, 2024 - 19:16

Gjyljeta Mushkolaj, ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese ka publikuar librin “Qeverisja lokale, e drejta e komunave në liri të asociimit dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje në Republikën e Kosovës” .

Duke folur për këtë libër, ajo tha se "vlera e librit qëndron që vlerësimi i situatës kushtetuese bëhet përmes shpjegimeve komporative, por gjithashtu fragjilitetit kushtetues tonë, edhe të drejtat e lirisë së asociimit".

Mushkolaj ka treguar se në këtë vepër ka bërë krahasime me asociacionet e vendeve të tjera. Ajo ka thënë se kushtetutshmëria e vendit tonë nuk mund të kuptohet në aspektin e dokumentacionit, por te aspekti praktik apo funksionimi real i qeverisjes së drejtësisë.

Ish-gjyqtarja ka folur edhe për gjendjen praktike të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

"Asociacionin e pengon me shumë ngulm Vuçiqi, kemi pasur periudha kur ju kemi afruar themelimit por Serbia me shumë ngulm e ka penguar", ka thënë ajo në RTK.