Murati për buxhetin: 3.6 miliardë euro në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve e sektorëve tjerë strategjikë
Aktuale
November 21, 2024 - 18:00
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi është votuar në lexim të dytë sot Projektligji për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.
Ai ka thënë se 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve e sektorëve tjerë strategjikë.
Murati ka falënderuar deputetët që e votuan projektbuxhetin.
Buxheti 2025 u votua me 61 vota për, ku mungoi opozita.