Abdixhiku: Do të ndërtojmë Spital të Ri, hapësira tek QKUK do të lirohet e do të rrënohen objektet
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku: Do të ndërtojmë Spital të Ri, hapësira tek QKUK do të lirohet e do të rrënohen objektet

Aktuale November 21, 2024 - 17:58

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti ka prezantuar sot planin e LDK-së për sektorin e Shëndetësisë. Abdixhiku ka thënë se planifikohen të investohen 500 milionë euro për katër vite.

Abdixhiku ka thënë se planifikojnë të ndërtojnë një Spital të Ri në një lokacion të ri.Kandidati për kryeministër i LDK-së ka thënë se ky është plan i guximshëm që synohet të përfundohet për 4 vite.

“Kemi plan tjetër, më të guximshëm. Ky plan ka të bëjë me ndërtimin e një Spitali të Ri në Prishtinë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka treguar se për këtë projekt do të shkojnë 500 milionë euro, ndërkohë që objektet tek QKUK do të rrënohen dhe hapësira tek QKUK do të lirohet për krejt diçka tjetër.