Festa e Flamurit, MPB-ja njofton se më 28 nëntor do të jetë pushim
Aktuale
November 21, 2024 - 15:48
Ministria e Punëve të Brendshme njofton nëpunësit e administratës publike se më 28 nëntor do të jetë pushim për nder të festës së 28 Nëntorit.
Gjithashtu, MPB-ja ka uruar qytetarët për këtë festë.
“Duke u bazuar në Ligjin nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, ju njoftojmë se për nder të festës së 28 Nëntorit, dita e enjte, më 28 nëntor 2024, do të jetë ditë pushimi. Urime 28 Nëntori!”, vijon njoftimi.
Festa e 28 Nëntorit shënon Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ku organizohen aktivitete të ndryshme. /telegrafi