Disa deputetë të PDK-së rikthehen në seancën ku po diskutohet buxheti
Foto: Laura Hasani

Disa deputetë të PDK-së rikthehen në seancën ku po diskutohet buxheti

Aktuale November 21, 2024 - 13:30

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur votimi i 135 amendamenteve për ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm.

Pas debatit, tri partitë opozitare kanë lëshuar sallën, derisa ata të pozitës po vazhdojnë të votojnë për amendamentet e buxhetit.

Gjatë këtij votimi në seancë janë rikthyer disa deputetë të PDK-së, shkruan Zeri.info.

Ganimete Musliu, Ariana Musliu-Shoshi dhe Mërgim Lushtaku janë tre deputetët e opozitës, të cilët janë duke marrë pjesë aktualisht në seancën e buxhetit. /Zëri

Image

Image