Seanca për buxhetin, Gashi akuzon mazhorancën për shkelje kushtetuese
Foto: Laura Hasani

Seanca për buxhetin, Gashi akuzon mazhorancën për shkelje kushtetuese

Aktuale November 21, 2024 - 12:34

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se me Projektligjin për buxhetin e vitit 2025 mazhornaca po tenton të bëjë ndryshime në Ligjin për paga dhe Ligjin për tatimin në prona të paluajtshme.

Me këtë rast ai ka thënë se Qeveria është duke bërë shkelje kushtetuese.

“Ka ndodhur një shkelje procedurale që në vetvete përmban shkelje kushtetuese. Me Ligjin për ndarje buxhetore tentohet të ndryshohet Ligji për pagat për zyrtarët publikë dhe Ligji për tatimin në prona të paluajtshme. Këto përbëjnë shkelje kushtetuese. Këto janë shkelje të rënda dhe sidomos heqje e mundësisë që deputetët të flasin për amendamentin. I bëjmë thirrje presidentes të garantojë që ligji të kthehet në Kuvend. Këta kanë mbërritur që me një ligj tri herë ta shkelin Kushtetutën”, tha ai. /EO