Kurti: S’mund të gjesh një kompani zvicerane që s’e ka një kosovar
Foto: Laura Hasani

Kurti: S’mund të gjesh një kompani zvicerane që s’e ka një kosovar

Aktuale November 21, 2024 - 11:47

Kryeministri Albin Kurti, në Forumin Ekonomik Zvicër - Kosovë 2024, tha se Zvicra është destinacioni i pestë më i madh i Kosovës sa i përket eksportit.

Madje ai shton se potencialin që kanë shqiptarët e Kosovës atje nuk duhet humbur, pasi sipas tij nuk mund të gjesh një kompani zvicerane që nuk ka një punëtor kosovar.

“Është e vështirë që në një kompani zvicerane të mos gjeni ndonjë kosovarë aty, si punëtorë apo edhe menaxherë e më lartë. Ky pra është një potencial që ne duhet ta përdorim shpejt”, tha Kurti.

“Zvicra është stacioni i pestë më i madh i Kosovës sa i përket eksportit”.