Kusari-Lila rikthehet në seancën e Kuvendit, pas ndërhyrjes kirurgjike ditë më parë [foto]
Aktuale
November 21, 2024 - 10:53
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, më 8 nëntor njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit dhe për shkak të kësaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike.
Kusari-Lila pas kësaj sot është parë në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku presidentja Vjosa Osmani u adresua në fjalimin vjetor para deputetëve.
Ajo është parë duke biseduar me bashkë partiakët e saj, të cilët me siguri i kanë uruar rikthim në punën e saj të përditshme, pas suksesit që kishte nga ndërhyrja kirurgjike. /Zëri