Vetëm LDK-ja nga opozita merr pjesë në adresimin e Presidentes
Foto: Laura Hasani

Vetëm LDK-ja nga opozita merr pjesë në adresimin e Presidentes

Aktuale November 21, 2024 - 09:42

Dy partitë opozitare PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, ku sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të mbajë adresimin vjetor.

PDK-ja më herët ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, ndërsa edhe AAK-ja ka konfirmuar se nuk shkon në seancë, raporton Zeri.info.

Në sallën e Kuvendit përveç deputetëve të pushtetit, shihen se tashmë kanë zën vend edhe ata të LDK-së. /Zëri