Ilir Meta letër nga burgu për mbështetësit: Nisni protestat para SPAK-ut
Foto: Laura Hasani

Ilir Meta letër nga burgu për mbështetësit: Nisni protestat para SPAK-ut

Aktuale November 21, 2024 - 08:10

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka dërguar nga qelia një letër publike anëtarëve, simpatizantëve dhe Kryesisë së PL-së, ku u kërkon nisjen e protestave paqësore periodike para Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Ai i ka kërkuar gjithashtu anëtarësisë së partisë që të shumëfishojnë aktivitetin e tyre, në mënyrë që sipas tij, të “çmontojnë” qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

“Është detyra e të gjithëve ju që besoni te drejtësia dhe interesat kombëtare, të shumëfishoni aktivitetin tuaj në terren kundër narkoregjimit. Kërkoj nga ju të organizoni protesta paqësore periodike para SPAK, për të denoncuar të gjitha manipulimet skandaloze të tyre në dosjen kundër meje, por edhe të denonconi të gjitha aferat skandaloze të Edi Ramës, që SPAK-u, jo vetëm që nuk i heton, por që përpiqet t’i amnistojë duke dënuar disa persona që nuk i duhem më Edi Ramës”, thuhet mes të tjerash në letrën e Metës.