Refuzimi i grantit për Gratë e Krushës, Peci: S’mundem me i thanë Fahrijes hajde të ndihmojë, e shkeli ligjin
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është deklaruar lidhur me refuzimin e grantit për gratë e Krushës, teksa ka mohuar ndikimin e tij në procesin e vlerësimit për fitimin e granteve.
”Ministri nuk jep grant, për shkak se komisioni edhe sipas drejtorit bashkë me kryeshefin ata po deklarojnë që kooperativa Krusha ka aplikuar në vitin 2015 është shpallur fituese. Në vitin 2019 kanë aplikuar prapë s’kanë qenë përfituese nuk i kanë plotësu kriteret”, tha ndër tjera.
Ndër tjera, Peci shtoi se gratë e Krushës sipas Komisionit nuk i kanë përmbushur kriteret.
Peci tutje ka shtuar se nuk ”mundem me i thonë Fahries hajde të ndihmojë me perpilu grantin sepse është shkelje ligjore’
”Kam shku i kam vizitu dy ose tre herë Fahrie Hotin kam marrë sugjerime se çfarë mundem me i përkrahë ka thënë se njëra prej produkteve që kanë mungon, kemi ndihmuar në kuptimin që e kemi vizitu kam marrë sygjerime prej tyre, çdo toke e punuar prej kooperativës marrin subvenisone, në çështjen e granteve është projekti nuk mundem me i thane Fahrijes hajde të ndihmojë për me përpilu grantin sepse është shkelje ligjore”, tha Peci në rtv21.tv
Ai gjithashtu ka shtuar se: ”Unë vazhdimisht po kërkojë, thirrje publike nëse dikush ka informacion se dikush prej anëtarëve të komisionit e paska pi duhanin tinëz dera e Ministrisë është e hapur e pres dhe e kisha prit me kënaqësinë më të madhe nëse dikush ma ofron faktin më të vogël unë bashkë me të dore për dore në Prokurori”.