Punëtoret teknike që protestuan para Kuvendit, kompania i zëvendëson me të tjera – reagon RrGK-ja

Punëtoret teknike që protestuan para Kuvendit, kompania i zëvendëson me të tjera – reagon RrGK-ja

Aktuale November 20, 2024 - 23:08

Javën e kaluar Kuvendi i Kosovës ka arritur marrëveshje me operatorin e njëjtë ekonomik, “Schafberger Jr. GmbH” – Dega Kosovë, për të ofruar shërbimet e mirëmbajtjes dhe pastrimit.

Sipas kontratës së re, punëtorët aktuale do të zëvendësohen me punëtoret e reja.

Kjo pak a shumë konfirmohet edhe nga vetë njoftimi i Kuvendit, ku thuhet se ky institucion është vetëm pranues i shërbimeve nga operatori ekonomik dhe sipas ligjit i njëjti kërkon shërbime, por thotë se “nuk ka të drejtë të ndërhyjë në përzgjedhjen e stafit të operatorit ekonomik”.

E këtë veprim, drejtorja Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, e cilëson më tepër se skandaloz.

“Është një shkelje e dinjitetit njerëzor dhe një shembull flagrant i mungesës së etikës dhe humanitetit”, thotë Rogova.

“Rrjeti i Grave të Kosovës e dënon këtë veprim kaq të ulët nga ana e përgjegjësve në Kuvend. Institucionet duhet të marrin përgjegjësi dhe të trajtojnë me respekt punëtoret teknike që për vite me radhë kanë kontribuuar në mirëmbajtjen e këtij institucioni”, thuhet në reagimin e Rrjetit të Grave të Kosovës,