Adresimi vjetor: Presidentja e prezanton daljen nga “izolimi”
Foto: Laura Hasani

Adresimi vjetor: Presidentja e prezanton daljen nga “izolimi”

Aktuale November 20, 2024 - 21:47

Kolltukun mund ta ketë të njëjtë, por jo edhe këtë legjislaturë.

Për herë të katërt të enjten, presidentja Vjosa Osmani do t`i adresohet kësaj përbërjeje të deputetëve, për herë të fundit, raporton Klan Kosova.

Fjalimi vjetor para të zgjedhurve të popullit, sivjet vjen më 21 nëntor si asnjëherë tjetër, e kjo për njohësit lidhet me fushatën elektorale.

Këtë jo direkt, por presidenca ngutinë e adresimit e lidh me angazhimin diplomatik të Osmanit.

Por, shefja e shtetit, pritet të jetë më e ashpër në gjuhë këtë herë, shkaku i mospajtimeve me partinë në pushtet, raporton Klan Kosova.

Në tri adresimet e kaluara pati bojkot nga shumica e opozitës, teksa një gjë e tillë nuk dihet nëse do të ndodh këtë 21 nëntor.