Buxheti për vitin 2025, nesër shqyrtimi i dytë në Kuvend
Aktuale
November 20, 2024 - 16:06
Kuvendi i Kosovës, nesër do të mbajë seancë plenare.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, pika e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, shkruan Zeri.info.
Kjo seancë pritet të fillojë në orën 10:00. /Zëri