Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA

Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA

Aktuale November 20, 2024 - 13:47

Oficeri i FSK-së, Durim Behluli, ka përfunduar Kursin e Kapitenit të Karrierës për Artileri të realizuar në Shkollën e Artilerisë Fushore në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku pjesëmarrës ishin rreth 50 oficerë nga 10 shtete të ndryshme të botës.

Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes, qëllimi i këtij kursi është përgatitja e oficerëve për detyrat si oficer shtabor në nivel batalioni-brigade dhe komandantë të baterive të artilerisë.

“Kursi ishte i ndarë në module si: doktrina e përgjithshme e operacioneve dhe trajnimeve, planifikimi i mbështetjes me zjarr, kontrollimi i zjarrit, planifikimi i operacioneve të batalionit të artilerisë dhe bateria e artilerisë. FSK-ja po ngrit kapacitetet e saj me standardet më të larta dhe në shkollat më prestigjioze në botë”, thuhet në njoftim. /Zëri