Rama: Do ta diskutojmë mbylljen e plotë të TikTok-ut e Snapchat-it, ose ndalimin e përdorimit për fëmijë

Rama: Do ta diskutojmë mbylljen e plotë të TikTok-ut e Snapchat-it, ose ndalimin e përdorimit për fëmijë

Aktuale November 20, 2024 - 13:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas mbledhjes së Qeverisë tha para mediave se do të hedhë në diskutim mbylljen e plotë të rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat.

Ai theksoi se Qeveria është në dilemë për të vendosur filtra ose të marrë masa drastike në mbylljen e rrjeteve sociale që janë kthyer në burim dhune.

“Çdo prind është dëshmitar i faktit që presioni i tërheqjes nga ekranet e smartfonëve bëhet i përballueshëm, jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike duke ndjekur se çfarë bëjnë vendet e tjera për ta ulur këtë presion gjithnjë e më të frikshëm, janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme që nga Australia, ku po ndalohet përdorimi i aksesit për fëmijët, deri tek Franca që po bën vendosjen si kusht për hapjen e llogarive të fëmijëve nën 15 vjeç.

Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të ecim edhe ne në drejtim të vendosjes së filtrave kur në të gjitha eksperiencat e deritanishme mësojmë se efektiviteti i tyre është i ulët ndërkohë që stimujt e dhunës në botën online vetëm rritet, apo të ndërmarrin masë drastike për mbylljen e plotë të TikTok-ut dhe SnapChat-it në Shqipëri”, tha Rama.