Nisin punimet në rrugën “Rexhep Luci”, Rama e quan një projekt fantastik dhe evropian

Nisin punimet në rrugën “Rexhep Luci”, Rama e quan një projekt fantastik dhe evropian

Aktuale November 20, 2024 - 09:16

Komuna e Prishtinës ka mbajtur ceremoninë e nisjes së punimeve në rrugën “Rexhep Luci”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se me punimet që do të kryhen në këtë rrugë do të krijohet një hapësirë shumë më të sigurt për këmbësorët dhe po ashtu ata që e vizitojnë.

“Ky projekt, që është i dizajnuar kohë më parë, por për shkaqe të ndryshme nuk ka filluar deri më tani. Tani po fillojmë me transformimin e kësaj rruge e kemi një zhvillim të mirëfilltë ku e heqim asfaltin dhe krijojmë materiale si gurë të cilat janë shumë më të mira se asfalti nga shirat e ndryshëm”, ka thënë Rama.

Po ashtu çështja e kanalizimit ai tha se ka qenë problem i madh. Por Rama beson se me këtë projekt do të zgjidhet këtë çështje.

“Edhe do të krijohet një hapësirë shumë më e sigurt për qytetarët këmbësorët dhe ata që vizitojnë, një atmosferë shumë më e mirë për të gjithë qytetarët. Kemi pasur takime me qytetarë, një pjesë janë kundër, por shumica janë pro. Normal që punojmë për të mirën e qytetarëve. Ky është një projekt fantastikë dhe krijon një fytyrë të re, një projekt evropian. Për çfarëdo arsye gjithmonë një - dy persona kanë arsyet e veta pse shqetësohen, por nuk kanë pse. Ne e kemi anuluar vet atë vendim, rruga do të jetë e hapur është kuptuar gabueshëm ne s’po mbyllim rrugë qytetarët do të kenë qasje tërë kohën”, tha Rama.