Emisari francez: Kosova dhe Serbia s’po bëjnë shumë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
Emisari i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, ka thënë dje se Kosova dhe Serbia nuk po bëjnë shumë për t’i normalizuar marrëdhëniet.
I pyetur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Troccaz theksoi se Franca është sponsorizuese e marrëveshjes së fundit mes dy palëve, por që të dyja palët nuk po bëjnë shumë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, Marrëveshjes së Brukselit, që ishte e vitit të kaluar.
“Duhet të normalizojmë situatën, ne punojmë me të dyja palët për të lehtësuar dialogun. Pikërisht për këtë Bashkimi Evropian ka të ashtuquajturën marrëveshje Bruksel - Ohër, e cila është një kornizë në të cilën dy palë, me ndihmën e BE-së, diskutojnë për tejkalimin e vështirësive. Ne e dimë se cilat janë këto vështirësi. Prandaj, ajo që ne bëjmë thirrje është që të dyja palët të përmbahen nga çdo masë e dëmshme e njëanshme”, tha Troccaz në Forumin e Sigurisë që u mbajt dje në Beograd.