Selmanaj pyet Kurtin: Qysh u bë Rugova për ty prej “Kolaboracionist” në “Figurë historike”?
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me pyetjet se si u bë që Ibrahim Rugova – dikur i vlerësuar nga vetë ai si “kolaboracionist” – u shndërrua në vlerësimin e tij tash si “figurë qendrore të historisë moderne të Kosovës”.
Selmanaj e quajti Kurtin “të pafytyrë” dhe “mashtrues”.
Reagimi i plotë i Selmanajt, pa ndërhyrje:
Pafytyrësia e Albin Kurtit!
Albin Kurti, dikur Presidentin Rugova e quante “Kolaboracionist”, thoshte se “Rugova dhe Rugovizmi i kanë bë dëm të madh politik Kosovës”.
Ndërsa sot, për qëllime krejtësisht elektorale pa fije turpi shkon në rezidencën e tij dhe e quan “figurë qendrore të historisë moderne të Kosovës”.
Çfarë ndodhi tash?!
Si u transformua një “kolaboracionist” në “figurë historike”?
E vërteta është se këso qasjesh dhe ndrrime kaq radikale të qëndrimeve, bëjnë vetëm politikanët hipokrit, perfid, mashtrues dhe pa fije dinjiteti.
Pavarësisht qëndrimeve të tilla të politikanëve manipulant, Presidenti Rugova është dhe do mbetet figura më e madhe kombëtare që ideoi, projektoj dhe krijoj projektin e pavarësisë së Kosovës.
Më poshtë i keni faktet se çfarë mendonte dikur ky mashtrues për Presidentin e papërsëritshëm Dr. Rugova!