Kroacia shkon në zgjedhje presidenciale
Foto: Laura Hasani

Kroacia shkon në zgjedhje presidenciale

Aktuale November 19, 2024 - 20:34

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar sot se zgjedhjet presidenciale në Kroaci do të zhvillohen më 29 dhjetor.

Ai theksoi se qeveria do të shpallë zyrtarisht datën e zgjedhjeve ditën e enjte, transmeton klankosova.tv.

Në garë për mandatin e dytë presidencial do të jetë edhe presidenti aktual, Zoran Milanoviq, i cili synon të ruajë postin më të lartë në vend.

Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm për politikën kroate, ndërsa pritet të jetë një garë e fortë në skenën elektorale.

Kandidatët e tjerë dhe zhvillimet e mëtejshme do të përcaktojnë ritmin e kësaj beteje politike.