Abdixhiku premton rritje të pagave e zhvillim të arsimit dhe shëndetësisë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka premtuar rritje të pagave në sektorin publik e zhvillim të arsimit e shëndetësisë.
Këto komente, kreu i LDK-së i ka bërë në “Turneun e Ndryshimit” që sonte u mbajt në Fushë-Kosovë.
Abdixhiku tha se reagimi i anëtarëve të LDK-së, ka ndalur partinë në pushtet që t’i fus duart te fëmijët.
“Sot le të themi që në Fushë-Kosovë i paskeni dhënë kapak. U nis uragani i madh i fitores zyrtarisht nga Fushë-Kosova e gjithë andej. Kur gjëra në Kosovë shkojnë keq dhe mbrapsht e kur qytetarët tanë kërkojnë seriozitet dhe punë ata kanë adresë dhe ajo është LDK-ja. Kjo është LDK-ja që kam kërkuar dhe e kam pikërisht sot tashmë qytetarët e Kosovës e kanë. Kur LDK-ja ngritët bashkë, nuk ka asgjë që e ndalë sepse LDK-ja i takon Kosovës dhe qytetarëve”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për skandalet korruptive, nga grantet e dhëna për familjarët e tyre, rezervat shtetërore e kontratat një burimore.
“Si bartës i së djathtës neve na takon ta bëjmë rrugën e zhvillimit, konsulidimit dhe integrimit të Kosovës. E shkuara jonë është e lavdishme por e ardhmja është e padefinuar dhe unë sot dal para jush për t’iu përqafuar sepse Kosova qëndron në udhëkryqin politikë esencial, qytetarët e Kosovës duhet të kuptojnë peshën e zgjedhjeve tuaja. Do punojmë për pagat e larta, për shëndetësi, për arsim e për shkolla. Përgjatë dy viteve të fundit kam takuar prind punojnë tëre ditën dhe nuk ia dalin ta përfundojnë muajin. Do të ndiqeni penalisht që nga buka e bujqve, rezervat shtetërore e kontrata një burimore. Për ata që kanë bërë keqpërdorime nuk do të ketë shpëtim”, ka thënë Abdixhiku. /eo