Çka u diskutua dje në drekën e përfaqësuesve ndërkombëtarë me presidenten? Flet ambasadori Malaj
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka bërë të ditur se ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Bela Bozsik organizoi një drekë pune me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe të vendeve të rajonit.
Malaj përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, tha se u përqendrua në hapat që duhet të ndërmarrë Kosova për integrimin e vendit drejt BE-së.
“Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Bela Bozsik organizoi një drekë pune me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të rajonit. Biseda u përqëndrua në hapat që duhet të ndërrmarë Kosova për bashkëpunimin dhe integrimin e vendit drejt BE-së”, thuhet në shkrimin e ambasadorit Malaj. /Zëri