Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk e përjashton as Abdixhikun
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur për herë të parë në Klan Kosova, se është duke përgatitur kallëzime penale për disa figura të LDK-së, përfshirë Lumir Abdixhikun.
Këtë ai e konfirmoi në Klan Kosova, ndërsa fliste mbi pretendimet për shkelje të parasë publike.
”Ajo që dua të bëjë publike është se unë bashkë me disa ekspertë ligjorë jemi duke bërë përgatitjen për kallëzime penale për disa akterë të involvuar brenda LDK-së, e unë nuk do t’i kursejë prej atyre që kanë dalë në terren e deri tek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku”.
Do ngrisni kallëzim penal për Lumir Abdixhikun?
”Nuk e përjashtoj mundësinë, deri te Lumir Abdixhiku kom me bo kallëzime penale”, u përgjigj Peci.
Ndër tjera ai ka deklaruar se nuk është në detyrën e tij si ministër të japë vlerësimet kush të fitojë grantet e subvencionet.
”Ministri nuk e vlerëson se kush ka me fitu grante dhe subvencione”.