Mbi 18 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Foto: Laura Hasani

Mbi 18 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës

Aktuale November 19, 2024 - 16:05

Po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor të këtij viti.

Zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në bazë të të dhënave, deri më 19 nëntor, përmes platformës elektronike, janë pranuar rreth 18 mijë 670 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 17 mijë 462 ndërsa 1 mijë e 205 të tjera janë refuzuar.

“Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”.

“Nga 17,462 aplikime të aprovuara, 4,863 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 2,381 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 10,218 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, ka njoftuar Elezi.