Ramiz Lladrovci: Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë

Ramiz Lladrovci: Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë

Aktuale November 19, 2024 - 09:11

I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha për Kurtin se pas disa viteve përvojë e ka lexuar Kushtetutën e Kosovës, ndërsa sot i beson një Kushtetute që nuk ka më “balansues”. Këtë deklarim Lladrovzi e bëri pasi Kurti komentoi Ligjin për gjuhët në Maqedoninë e Veriut.

Lladrovci tha se kurrë nuk e kisha besuar se do të ketë politikanë nga Kosova që i thonë vetes atdhetarë dhe lobojnë kundër arritjes së shqiptarëve kudo qofshin ata.

Ai kërkoi nga Ali Ahmeti që t’i falë, që, siç thotë, s’po dinë çka po bëjnë.

“Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë! Këta që Kushtetutën e vet e kanë lexuar vonë pas disa viteve të përvojës politike, ku shkruan se nuk lejohet bashkimi kombëtar, sot pretendojnë t’i besojnë një Kushtetute që nuk ka më ‘balancues’. Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, liria, demokracia, barazia e përfaqësimit dhe përdorimi i shqipes janë në rrezik si asnjëherë më parë.

Kurrë nuk e kisha besuar se nga Kosova merr goditje politike me çokë çapraz, me çokë të përgatitur me veriorët për ta larguar nga skena UÇK-në. Kurrë nuk e kisha besuar se do të ketë politikanë nga Kosova që i thonë vetes atdhetarë dhe lobojnë kundër arritjes së shqiptarëve kudo qofshin ata.

Kur ti ishe në organizim atdhetar, para Pranverës së Madhe të vitit 1981 e këndej, këta trima nuk ishin askund. Besoj fort se ju ka humbur rruga në oborr. Dëmi është bërë, dëmi do t’u kushtojë shqiptarëve. Vëlla Ali, të përshëndes nga zemra, fali se s’po dinë çka po bëjnë, por mos harro, edhe nëse i fal, historia nuk i fal kurrë”, shkroi Lladrovci.