Ahmeti Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Ahmeti Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Aktuale November 19, 2024 - 08:36

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, pas deklaratës që bëri për gjuhën shqipe në Maqedoni.

Në takimin që BDI-ja pati në Butel, Ahmeti tha se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare dhe se do ta mbrojnë këtë dhe shtoi se, pavarësisht se a është BDI-ja në pozitë ose në opozitë, nuk do të lejojnë që Marrëveshja e Ohrit të preket, përcjell TV21.

“Sonte në Butel në mbledhjen me popullin të organizuar nga Dega e BDI-së, para qindra simpatizantëve e anëtarëve të partisë lideri Ali Ahmeti porositi të gjithë faktorët politikë brenda dhe jashtë shtetit se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare dhe me tërë qenien tonë do ta mbrojmë këtë.

Marrëveshja e Ohrit është arritur me gjakun e dëshmorëve e është jetësuar me djemtë më të mirë të UÇK-së që vazhduan idealin e tyre në BDI, andaj sa të jetë gjallë BDI-ja, në opozitë ose në pozitë themelet e Marrëveshjes së Ohrit, nuk tolerojmë të preken.