“100 mijë euro këshilltarit”, nënkryetari i të rinjve të AAK-së i shkon te ministria, Pecit: Trego çka po thotë Albini për këtë?
Foto: Laura Hasani

“100 mijë euro këshilltarit”, nënkryetari i të rinjve të AAK-së i shkon te ministria, Pecit: Trego çka po thotë Albini për këtë?

Aktuale November 18, 2024 - 16:11

Nënkryetari i të rinjve të AAK-së Visar Dili ka ngritur akuza të rënda ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, pasi ky i fundit i dha 100 mijë euro nga buxheti i dedikuar për fermerë, këshilltarit të tij.

Dili ka kërkuar sqarime edhe nga kryeministri Kurti lidhur me këtë rast.

“Aferat korruptive të njëpasnjëshme të Pecit po e degradojnë Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa ai përpiqet të paraqitet si ‘gardian’ i mbrojtjes së pasurisë së shtetit,” shkruan nënkryetari i forumit rinor të AAK-së. Sipas tij, kjo është vetëm një përpjekje për të kamufluar keqpërdorimet që po ndodhin brenda ministrisë.

Përfaqësuesi i të rinjve të AAK-së thekson se buxheti i dedikuar për fermerët po përfundon në xhepat e njerëzve të afërt me ministrin, duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie të menjëhershme.

“Fermerët e Kosovës meritojnë mbështetje reale, jo skandale e korrupsion”, përfundon Dili në reagimin e tij.