Syla nga OVL UÇK-ja i ashpër me Kurtin: Mban takime “vëllazërore” me Maqedoninë, ata arrestuan ushtarët e UÇK-së

Syla nga OVL UÇK-ja i ashpër me Kurtin: Mban takime “vëllazërore” me Maqedoninë, ata arrestuan ushtarët e UÇK-së

Aktuale November 18, 2024 - 14:26

Kryetari i Degës së OVL UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, ka reaguar pas mbledhjes të përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Syla, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se arrestimi i ushtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut është temë që do të duhej të alarmonte kryeministrin Albin Kurti.

Ai shkruan se pavarësisht që ushtarët e UÇK-së janë të arrestuar, Kurti organizon takime “vëllazërore” mes dy qeverive, sikur të ishte duke u takuar me Qeverinë e Shqipërisë.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Arrestimi i ushtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut është shqetësim që do të duhej të alarmonte menjëherë Kryeministrin e Kosovës.

Përkundër kësaj situate të rëndë, ai vazhdon të organizojë takime “vëllazërore” mes dy qeverive, sikur të ishte duke u takuar me Qeverinë e Shqipërisë.

Realiteti është krejtësisht ndryshe.

Vetëm para dy muajsh, u hoqën brutalisht tabelat në gjuhën shqipe nga rrugët e RMV-së, ndërsa para pak javësh u maltretua edhe Presidentja e Kosovës.

A pyeti dikush për përmbajtjen e telefonit të Stoilkoviqit?

Pa dyshim që do të zbuloheshin të vërteta të hidhura.

Tani e kuptojmë se për çfarë bashkimi kombëtar po flitet – për bashkëvëllazërimin e vjetër titist.

Por, ashtu siç vdiq Tito, do të shuhen edhe mbetjet e fundit të ideologjisë së tij.