Aktivisti i PDK-së me parullë para Ministrisë së Bujqësisë: 100.000 € Kushës, 0 € gratë e Krushës
Foto: Facebook

Aktivisti i PDK-së me parullë para Ministrisë së Bujqësisë: 100.000 € Kushës, 0 € gratë e Krushës

Aktuale November 18, 2024 - 14:10

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, e mbajti sot një parullë para Ministrisë së Bujqësisë, dikasterit të udhëhequr nga Faton Peci, që i dha grant 100 mijë euro Blerim Pacollit, vëllait të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

“100,000 € Kushës. 0 € gratë e Krushës”, shkruhet në parullën e aktivistit të PDK-së.

Korporata “Krusha” e Fahrije Hotit, e cila është një nga 200 gratë e fshatit Krushë e Madhe të Rahovecit që humbën bashkëshortët, djemtë ose të gjithë bashkë gjatë luftës në Kosovë, tha se u bë padrejtësi ndaj tyre, pasi Ministria e Bujqësisë ua refuzoi aplikimin për grant.