Haxhiu: Kurti tradhtar, priti me tepih të kuq kryeministrin maqedonas që përndjek ushtarët e UÇK-së
Foto: Laura Hasani

Haxhiu: Kurti tradhtar, priti me tepih të kuq kryeministrin maqedonas që përndjek ushtarët e UÇK-së

Aktuale November 18, 2024 - 13:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kritikuar ashpër nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, për politikën e tij të jashtme.

Haxhiu ka theksuar se Kurti ka shtruar tepihun e kuq për kryeministrin maqedonas, i cili, sipas tij, vazhdon të përndjekë dhe arrestojë ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

Haxhiu e ka cilësuar këtë veprim si një shenjë të “hipokrizisë dhe tradhtisë” nga ana e Kurtit.

Në anën tjetër, Haxhiu ka theksuar se Kurti ka anashkaluar rëndësinë e mbledhjes tradicionale të qeverive shqiptare, duke përçmuar kryeministrin e Shqipërisë.

Deputeti i PDK-së ka shprehur indinjatën për këtë trajtim të dyfishtë dhe ka akuzuar Kurtin për një politikë të dëmshme dhe të dështuar në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Marri, hipokrizi, tradhëti!”, përfundoi Haxhiu.