Ymeri: Dështimet në politikën e jashtme, pasojë e sjelljes politike të Kurtit

Ymeri: Dështimet në politikën e jashtme, pasojë e sjelljes politike të Kurtit

Aktuale November 18, 2024 - 08:42

Analisti Visar Ymeri e sheh si një nga dështimet më të mëdha politikën e jashtme nga qeveria “Kurti”.

Ai për dokumentarin “Expose” potencon se përpos mungesës së njohjeve, kemi pasur përkeqësim të marrëdhënieve me secilin shtet, sidomos me SHBA-në dhe BE-në, që sipas tij vijnë si pasojë e sjelljes politike të Kurtit.

“Po mendoj që në përgjithësi në politikën e jashtme qeveria Kurti ka tregu një prej dështimeve më të mëdha, në secilin dikaster. Sepse jo vetëm që nuk ka sjell njohje, por nuk është që kemi pas edhe ndonjë përparim apo avancim të marrëdhënieve bilaterale me secilin prej shteteve, përkundrazi kemi edhe një përkeqësim të jashtëzakonshëm të marrëdhënieve me SHBA-në dhe BE-në, tash së fundi edhe me vendet anëtare të BE siç e kemi parë kohëve të fundit me Gjermaninë. Të cilat vijnë mendoj nga një sjellje politike e Kurtit i cili në përgjithësi është i prirë më shumë nga ideja e përplasjes sesa e bashkëpunimit dhe kompromisit dhe konstruktivitetit, dhe në anën tjetër nga një qëndrim i luhatshëm i kryeministrit Kurti, i cili jep zotime dhe premtime të cilat më pas nuk i realizon, dhe mendoj që të gjitha këto natyrisht që ndërlidhen me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por i kanë hup një gjasë jashtëzakonisht të mirë Kosovës, në një situatë kur hapeshin dyert interesante siç ishte ai i Këshillit të Evropës dhe të tjera. Tani ne rrezikojmë jo vetëm që këto dyer të qëndrojnë të mbyllura dhe gjysmë mbyllura për ne por rrezikojmë që edhe po futemi në një situatë në të cilën ka një paqartësi në rritje për atë se si do të zhvillohen ngjarjet globale dhe reflektimi i tyre në të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ai.