Musliu-Shoshi – Kurtit: Propaganda me të kaluarën nuk të shpërlanë mëkatet e së tashmes
Foto: Laura Hasani

Musliu-Shoshi – Kurtit: Propaganda me të kaluarën nuk të shpërlanë mëkatet e së tashmes

Aktuale November 17, 2024 - 23:37

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të tij për doracakët problemtatikë të Edukimit Seksual në shkolla.

Musliu-Shoshi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook i tha kryeministrit se propaganda me të kaluarën nuk të shpërlanë mëkatet e së tashmes.

Postimi i plotë:

Albin, propaganda me të kaluarën nuk të shpërlanë mëkatet e së tashmes!

Kjo shoqëri nuk ka nevojë për sulm të hapur ndaj vlerave tona si shoqëri e mirëqenies së fëmijëve tanë në veçanti.

Ndalu së talluri me çdo kategori të kësaj shoqërie! Me fëmijët tanë nuk të lejojmë!.