Visar Azemi takon nëndegët e qytetit në Ferizaj: Bashkë për ndryshimin që e duam për qytetin dhe Kosovën
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton për tubimin në hapësirat e Teatrit “Adriana Abdullahu” për siç e quan “një takim të ngrohtë dhe mobilizues”.
Azemi përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se diskutimi ishte i hapur, me ide dhe plane konkrete për një Ferizaj më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë, raporton Zeri.info.
Postimi i plotë:
Sonte, me përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga nëndegët e qytetit të Ferizajit, u mblodhëm në hapësirat e Teatrit “Adriana Abdullahu” për një takim të ngrohtë dhe mobilizues.
Ishte një mbrëmje e mbushur me pasion, vullnet dhe propozime të shumta për të ardhmen e qytetit tonë.
Diskutimi ishte i hapur, me ide dhe plane konkrete për një Ferizaj më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.
Ky është momenti i duhur për të bashkuar forcat, duke u bërë bashkë për të kontribuar në ndryshimin që e duam për qytetin dhe për Kosovën.
Për një Ferizaj dhe një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar, dhe më të drejtë për çdo qytetar.