Lushaku i reagon Kurtit për videon drejt prindërve: Po mundohet të shfajësohet për përmbajtjen e doracakëve
Foto: Laura Hasani

Lushaku i reagon Kurtit për videon drejt prindërve: Po mundohet të shfajësohet për përmbajtjen e doracakëve

Aktuale November 17, 2024 - 20:31

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të tij për doracakët problemtatikë të Edukimit Seksual në shkolla.

Në vlerësimin e saj, Lushaku thotë se me këtë veprim Kurti po tenton të shfajësohet.

”Kryeministri qenka munduar të shfajësohet për përmbajtjen e Doracakëve sonte me video.

Vet ministrja është krenuar me doracakët e miratuar dhe promovuar në vitin 2023!

Kjo është e vërteta ‘e saktë’ e verifikuar nga shumë burime”