Pacolli i kërkon Pecit të mos reagojë nëse akuzat ndaj tij janë të pasakta
Foto: Laura Hasani

Pacolli i kërkon Pecit të mos reagojë nëse akuzat ndaj tij janë të pasakta

Aktuale November 17, 2024 - 17:14

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë Faton Pecit, të mos “mërzitet” dhe të mos reagojë nëse akuzat ndaj tij janë të pasakta.

“Ministër Peci, Mos u mërzit për çdo akuzë që të drejtohet. Reagimi emocional, si ai që bën ti zakonisht, mund të japë përshtypjen se është i vërtetë. Fjala më e mirë është durimi”, shkroi ai, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Ministër Peci,

Mos u mërzit për çdo akuzë që të drejtohet, ( nese mendon qe nuk janë të vërteta).

Reagi emocional, si ai që bën ti zakonisht, mund të japë përshtypjen se akuza është e vërtetë.

Nëse akuzat që janë bërë ndaj teje nuk janë të vërteta, mos reago fare,

ashtu siç nuk reagova unë

kur ti më quajte publikisht agjent të Putinit dhe Vuçiqit.

Qetësia dhe përmbajtja janë përgjigjja më e fortë ndaj kritikave të pabaza.