Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle
Foto: Laura Hasani

Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle

Aktuale November 16, 2024 - 16:20

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle.

Ajo pëmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ku do të ndërtohen këto çerdhe dhe shkolla.

“Një çerdhe në Rekë-Vatë në Kaçanik. Vlera e kontratës është 1.096.043,96 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 740 m2 dhe është i destinuar për 40 fëmijë. Një çerdhe e parafabrikuar në Brodosan të Dragashit. Vlera e kontratës është 1.082.568,56 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 740 m2 dhe është i destinuar për 40 fëmijë. Një çerdhe modulare e parafabrikuar në Fushë Kosovë. Vlera e kontratës është 1.282.282,28 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 873 m2 dhe është i destinuar për 40 fëmijë. Një shkollë në Prishtinë. Vlera e kontratës është 3.323.232,32 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe 6430 m2 dhe është i destinuar për 800 nxënës”, ka shkruar Nagavci.