Trepça largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda disiplinore
Foto: Laura Hasani

Trepça largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda disiplinore

Aktuale November 15, 2024 - 18:38

“Trepça” përmes njoftimeve,bën të ditur se të dy punëtorët kanë kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

“Me datën 15.11.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.F.G, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti që nga data 30.10.2024 ka munguar në punë. Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7138 të dt. 15.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.F.G”.

“Me datën 15.11.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.F.L, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti që nga data 4.10.2024 ka munguar në punë . Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7139 të dt. 15.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.F.L”, thuhet në njoftim.