Bashkëshorti i presidentes ndan video të automjeteve ushtarake: FSK-ja është simbol i sigurisë
Aktuale
November 15, 2024 - 16:38
Zotëriu i parë i Kosovës, Prindon Sadriu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ndarë një video të automjeteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani krahas videos ka shkruar se FSK-ja është simbol i sigurisë.
Ndryshe Prindon Sadriu është nënkolonel i forcës rezervë në FSK-ë, e gjithashtu edhe këshilltar i komandantit të Forcave Tokësore të FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.