Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, të hënën me mbledhje të përbashkët
Aktuale
November 15, 2024 - 13:47
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të hënën do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët ndërqeveritare.
Kështu ka njoftuar Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi për media.
Në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim në disa fusha.