Eurodeputeti estonez Riho Terras zgjidhet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian

Eurodeputeti estonez Riho Terras zgjidhet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian

Aktuale November 15, 2024 - 12:39

Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”, transmeton gazeta Express.

Terrasi, që do të pasojë në këtë pozitë politikanen gjermane Viola von Cramon, është politikan estonez dhe ish-oficer ushtarak që është bërë anëtar i Parlamentit Evropian më 1 shkurt 2020.

Ai gjithashtu ka qenë komandant i Forcave të Mbrojtjes së Estonisë nga viti 2011 deri në vitin 2018 dhe është graduar gjeneral në vitin 2017, ndërsa në mandatin e mëparshëm të Parlamentit Evropian ka qenë kryetar i delegacionit kombëtar të grupit PPE për Estoninë dhe është një anëtar i Komisionit për Industri, Kërkim dhe Energji.

Për Serbinë është emëruar raportues Tonino Picuala një politikan kroat. Për Bosnjë e Hercegovinën do të jetë deputeti çek Ondrej Kolar nga PPE-ja, raportues për Malin e Zi do të jetë deputeti slloven Marjan Sarec nga grupi “Renew Europe”, raportues për Maqedoninë e Veriut do të jetë austriaku Thomas Weitz nga grupi i Të Gjelbërve dhe raportues për Shqipërinë do të jetë politikani austriak Andreas Schider nga radhët e socialistëve dhe demokratëve.