Personi që u gjet i vdekur mbrëmë në Prishtinë është nipi i Adem Grabovcit

Personi që u gjet i vdekur mbrëmë në Prishtinë është nipi i Adem Grabovcit

Aktuale November 15, 2024 - 10:30

Personi që është gjetur mbrëmë i vdekur në Prishtinë është nipi i politikanit Adem Grabovci.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vetë Grabovci, përmes rrjeteve sociale, transmeton Zeri.info.

“Kur më la Nazi im, thash se mu përmbys jeta, e cila më godiste vazhdimisht në mënyra të dhimbshme. E kur ende jemi të thyer shpirtërisht e të pa pajtuar nga humbja e Tij, sot, Loni jonë mbylli sytë, për të na errësuar jetët tona përfundimisht. Duke ndjerë dhimbje të pa përballueshme, ju njoftojë se: Nesër me datë 16.11.2024, ditë e shtunë, në ora 14:00, Aulonit tonë, do i japim LAMTUMIRËN e fundit, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut”, ka shkruar Grabovci.

Ndryshe, Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se ka gjetur një person pa shenja jete mbrëmë në Prishtinë.

“Prishtinë, 14.11.2024 – 22:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri