Abdixhiku mesazh Qeverisë: Mbani duart larg prej familjes dhe fëmijëve, LDK-ja nuk ju lejon
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku gjatë një tubimi në Shtime, ka adresuar një mesazh për qeverinë, në lidhje me doracakët për Edukatë Seksuale.
Ai i ka thënë qeverisë që t’i mbajë duart larg nga familjet dhe fëmijët, duke u shpreh se LDK nuk i lejon.
“Më lejoni të përçoj një mesazh tek ata që kanë menduar, e po mendojnë t’i fusin duart e tyre tek familjet kosovare”
“Ata që konsiderojnë eksperimente sociale me fëmijët tanë nëpër shkolla, e që promovojnë të pazakonshmen mes pasurisë sonë më të madhe kombëtare, vet familjes kosovare, kam dy mesazhe: Mbani duart larg prej familjes, mbani duart larg fëmijëve tanë në Kosovë. LDK nuk ju lejon, LDK nuk ju toleron, populli i Kosovës nuk lejon, nuk ju toleron”, është shprehur Abdixhiku.