Limaj e zyrtarizon Xhevahire Izmakun si kandidate për deputete

Limaj e zyrtarizon Xhevahire Izmakun si kandidate për deputete

Aktuale November 14, 2024 - 19:47

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se Xhevahire Izmaku do të jetë kandidate e kësaj partie për deputete.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjete sociale.

Postimi:

Sot kam kënaqësinë të prezantoj kandidatën për deputet, zonjën Xhevahire Izmaku.

Xhevahirja ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës, përveç kësaj, ajo ka shërbyer si nënkryetare e Komunës së Vushtrrisë, duke udhëhequr me përgjegjshmëri dhe angazhim në zhvillimin lokal dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë banorët e komunës së Vushtrrisë.

Përveç angazhimeve të saj politike, Xhevahire Izmaku është një profesoreshë e nderuar, e cila ka pasur një ndikim të madh në edukimin e brezave të rinj.

Kandidatura e Xhevahire Izmakut për deputet është një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar punën e saj të vyer në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës, me përvojën, dedikimin dhe vizionin e saj, Xhevahirja është një kandidate e shkëlqyer për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë.