Kurti takohet me  drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, flasin për progresin demokratik në sfera të ndryshme

Kurti takohet me drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, flasin për progresin demokratik në sfera të ndryshme

Aktuale November 14, 2024 - 17:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar në Kosovë (NDI),Nancy Soderberg.

Zyra e Kryeministrittha se p rogresi demokratik në sfera të ndryshme të shoqërisë dhe angazhimi për gjithëpërfshirje gjatë ndërtimit të politikave ishin në fokus të bisedimit.

“Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të znj. Soderberg dhe të NDI-së, në shumë fusha me prioritet duke përfshirë demokratizimin, transparencën dhe llogaridhënien institucionale”.

“Ky ishte takimi i tretë për këtë vit në kryeministri ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Drejtores Soderberg, dhe së bashku me komunikimin e vazhdueshëm konfirmojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm, dhe kontributin e përbashkët për zhvillim dhe fuqizim të demokracisë”, thuhet në njoftim.